Sport

Evertoni refuzon 100 milionë euro nga Barcelona për Richarlisonin

Foto: Reuters

Sky Sports News raporton se Evertoni ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë euro nga Barcelona për shërbimet e sulmuesit të saj, Richarlison.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se klubi nga qyteti i Liverpoolit e ka refuzuar menjëherë ofertën e gjigantit katalunas, duke mos e konsideruar fare atë, përkundër një çmimi të lartë, transmeton Koha.net.

Sky Sports News shkruan se Evertoni synon të përforcojë skuadrën, dhe jo të shesë lojtarët e saj kryesorë.

E Richarlison është njëri nga lojtarët kryesor të saj, që në këtë sezon ka shënuar 8 gola në 22 paraqitje.

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi për ta zëvendësuar Luis Suarezin e lënduar.