Sport

Joao Felix në dyshim për derbin e Madridit

Descriptive Text

Atletico Madridi ka konfirmuar se ylli i sulmit, Joao Felix, ka pësuar dëmtim muskulor para duelit të Madridit, që zhvillohet të shtunën në “Santiago Bernabeu”.

“Joao Felix ka pësuar dëmtim në muskul të këmbës së djathtë kundër Leganesit”, shkruhet ndër të tjerash në njoftimin e klubit për Felixin, i cili ka shënuar vetëm dy gola, transmeton KTV.

Trajneri Diego Simeone është nën presion pas disa rezultateve dëshpëruese. Gjendet në vendin e pestë në La Liga dhe është eliminuar nga Kupa e Mbretit, nga ekipi i divizionit të tretë të futbollit spanjoll, Cultural Leonesa.

Diego Costa është i dëmtuar, po ashtu, ndërsa vijën e sulmit mund ta përbëjë Alvaro Morata, me ndihmën e Angel Correas dhe Thomas Lemarit.