Sport

Thiago Silva mund të largohet nga PSG-ja si transferim i lirë

Kapiteni i Paris Saint-Germainit, Thiago Silva, mund të largohet si transferim i lirë në verë nga kampioni i Francës, ka bërë të ditur menaxheri i futbollistit.

Silva, i cili ka qenë në klub që prej vitit 2012-të, mbetet ende njëri prej futbollistëve kryesorë në formacionin e trajnerit Thomas Tuchel, transmeton KTV.

Sivjet, qendërmbrojtësi brazilian ka qenë pjesëmarrës në 26 ndeshje në të gjitha garat.

“Për momentin nuk ka negociata me PSG-në. Thiago ka marrë shumë oferta, por ende nuk kam folur me asnjë klub tjetër pasi prioritet i Thiagos është të qëndrojë në PSG”, deklaroi përfaqësuesi i Thiagos për “Globesporte”.

Silva me PSG-në për momentin është në krye të elitës së futbollit francez, dhe në 306 ndeshje me PSG-në ka shënuar 16 gola.