Sport

Milani në gjysmëfinale të Kupës

Milani ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pasi ka eliminuar Torinon pas vazhdimeve.

Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll me rezultat 2 me 2 me Giacomo Bonaventuran e Hakan Calhanoglun që shënuan për Milanin e Bremerin që shënoi dy golat për Torinon.

Në vazhdime, Milani realizoi edhe dy herë me Calhanoglun e Zlatan Ibrahimoviqin për fitoren që e çon tutje në garë.