Sport

Mustafi nuk ka lëndim të rëndë

Foto: Reuters

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, nuk ka pësuar lëndim të rëndë siç dukej fillimisht në përballjen që klubi londinez e zhvilloi të hënën me Bournemouthin në FA Cup.

Ai u lëndua pas një përplasje me portierin e “Topçinjve” Emiliano Martinez, duke u detyruar të linte më herët ndeshjen.

Pamjet dhe raportimet e para ishin që lëndimi duket i rëndë, por sipas gazetarit të “The Guardian”, Nick Ames, Mustafi s’do të mungojë gjatë sepse lëndimi është i lehtë.

“Një lajm i mirë për Arsenalin – Lëndimi i Mustafit është ndrydhje e nyjës dhe jo aq i keq sa dukej fillimisht. Nuk pritet të mungojë gjatë”, ka shkruar ai në Twitter.