Sport

Eriksen zyrtarizohet tek Interi

Descriptive Text

Christian Eriksen është larguar nga ekipi i Tottenhamit, për të ju bashkuar atij të Interit.

Erisken ka nënshkruar kontratë me ekipin Italian deri në 2024-ën, transmeton Koha.net.

“Mezi pres tu bashkohem, është fantastike të qenit këtu dhe jam i lumtur që jam lojtari i ri i Interit”, ka thënë Erikseni për ueb faqen zyrtare të Interit.

“Jam shumë i ngadhënjyer dhe mezi pres të prezantoj veten me fansat. Unë tashmë e kam provuar ngrohtësinë e tyre, ka qenë një mirëpritje fantastike. Ndjehem shumë mirë.

“Numrat thotë se ja kam dalë shumë mirë në Angli. Tani është koha që të filloj një sfidë të re, unë jam shumë i lumtur që kam mundësinë që të luaj në Serie A me një ekip të madh. Interi është një klub fantastik”, është shprehur Eriksen.