Sport

Spanja, për herë të dytë kampione e Evropës

Spanja ka fituar për herë të dytë titullin e Evropës në hendboll. Hendbollistët spanjollë të dielën në finalen e mbajtur në Stockholm të Suedisë triumfuan ndaj Kroacisë me rezultatin 22:20. Spanja ka mbrojtur titullin e Evropës të fituar dy vjet më parë në Kroaci.

Spanja është bërë përfaqësuesja e parë që ka mbrojtur titullin e Evropës, qëkur këtë e arriti Suedia në vitin 2002.

Aleix Gomez Abello me pesë gola, ishte shënuesi më i mirë te Spanja, ndërsa nga tre gola i shënuan Raul Enterrios Rodriguez dhe Jorge Maqueda Pena. Për Kroacinë, më i miri ishte Domagoj Duvnjak me pesë gola, përcjellë nga Igor Karaçiq që shënoi katër sosh. Duvnjak është shpallur hendbollisti më i mirë i Evropianit.

Përballja ishte mjaft dramatike dhe e ngushtë gjatë tërë kohës. Spanja mbylli pjesën e parë me 12:11, ndërsa në këtë ritëm vazhdoi edhe pjesa e dytë. Kur kishin mbetur pesë minuta deri në fund, rezultati ishte baras 19:19, por më pas, hendbollistët spanjollë u shkëputën dhe arritën të fitojnë titullin... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)