Sport

“Sporti Total” trajton manipulimet e ndeshjeve

Brenda dy javësh do të nisë sezoni i ri i futbollit në Kosovë, me ndeshjet e Kupës që zhvillohen në javën e parë të muajit shkurt.

Një javë më pas do të nisë edhe sezoni pranveror i Superligës në futboll, andaj drejtuesit e FFK-së, duke e ditur rëndësinë e ndeshjeve në pranverë, do të organizojnë seminare për të penguar manipulimet dhe kurdisjet e ndeshjeve.

Kjo edhe është tema e “Sportit Total” të dielën, për të cilën do të flasin drejtuesit e FFK-së. Krahas temave të ndryshme që do të trajtohen të dielën, “Sporti Total” sjell edhe raportet kryesore të ndeshjeve të Superligës në basketboll, si dhe raportet e ndeshjeve nga top-ligat evropiane.

“Sportin Total” mund ta ndiqni të dielën nga ora 22:15.