Sport

Benzema do ta vazhdojë me Real Madridin

Descriptive Text

Karim Benzema është pajtuar ta vazhdojë kontratën me Real Madridin, raportoi “RMC Sport” të enjten.

Benzema 32-vjeçar do të ketë një rrite të konsiderueshme të pagës, pasi është pajtuar të qëndrojë te klubi madrilen më gjatë, transmeton Koha Ditore.

Benzema te Reali gjendet që nga vera e vitit 2009, kur kaloi nga Lyoni për 35 milionë euro. Ai te skuadra madrilene është kthyer në një lojtar kyç pas transferimit të Cristiano Ronaldos te Juventusi në verën e vitit 2018.

Benzema këtë stinor ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar shtatë të tjerë në 26 ndeshje në të gjitha garat.