Sport

Kompletohen skuadrat e Final 8, që nis më 11 shkurt në Rahovec

Janë mësuar skuadrat që do të jenë pjesë e Final 8 të Kupës së Kosovës, që do të mbahet në Rahovec nga 11 e deri më 15 shkurt.

Fituesja e Kupës së Kosovës, Sigal Prishtina, do të ketë punë me Yllin, e papërshtatshëm, transmeton KTV.

Kryeqytetasit llogariten favoritë përballë suharekasve që në dy ndeshjet kampionale kanë dy humbje nga prishtinasit.

Nikoqiri i Kupës së Kosovës, Rahoveci, do të përballet me Trepçën.

“Vreshtarët” që luajnë në shtëpi, synojnë që këtë sezon ta fitojnë trofeun e çmuar.

Bashkimi llogaritet favorit në letër përballë ekipit nga Drenasi, Feronikelit.

Ndeshje interesante do të jetë ajo ndërmjet Prizrenit dhe Pejës.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Arbnor Rifati, synon gjysmëfinalen përballë pejanëve të përforcuar këtë vit.

Final 8 e Kupës së Kosovës do të organizohet nga 11 deri më 15 shkurt në Rahovec.