Sport

City fiton ngushtë ndaj Sheffieldit

Manchester City ka fituar ngushtë përballjen si mysafir i Sheffield Unitedit në xhiron e 24-të të Premier Ligës.

Sergio Aguero realizoi golin e vetëm në minutën e 73-të për fitoren 1 me 0 të Cityt.

Në tabelë, City është i dyti me 51 pikë të tubuara, 13 më pak se Liverpooli që prin e që njëkohësisht ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.