Sport

Hysaj largohet me të kuq nga dueli me Lazion

Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj është përjashtuar me të kuq nga përballja që ekipi i tij Napoli po e luan me Lazion në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Ai fillimisht mori kartonin e verdhë në minutën e tetë pasi shkaktoi penalti. Fatmirësisht për të, Ciro Immobile nuk ishte i saktë nga gjuajtja e 11-metërshit.

Vetëm 11 minuta pas penaltisë, Hysaj shkaktoi tjetër ndërhyrje për të marrë edhe një karton të verdhë e duke u përjashtuar nga loja.

Nga minuta e dytë, Napoli është në epërsi falë golit të Lorenzo Insignet.

Në minutën e 25-të numri i lojtarëve te ekipet u barazua pasi edhe Lucas Leiva i Lazios u përjashtua me të kuq.