Sport

Bale do të mbetet te Reali deri në fund të kontratës

Descriptive Text

Sulmuesi uellsian, Gareth Bale, nuk e ka ndërmend të largohet nga kryeqendra e Spanjës, Madridi, edhe për dy vjet.

Bale ua ka bërë me dije krerëve të Real Madridit se synon të qëndrojë deri në fund të kontratës së tij që skadon në vitin 2022, raportoi “Mirror” të hënën, transmeton Koha Ditore.

Uellsiani ka një marrëdhënie të ftohtë si me kryetrajnerin Zinedine Zidane ashtu edhe me tifozët e Realit, por prapë synon të qëndrojë deri në fund të kontratës.

Lajmi është një goditje për Real Madridin, që po synon të lirojë buxhetin nga paga e madhe që merr sulmuesi uellsian.