Sport

Liverpooli e Chelsea në garë për Wernerin

Liverpooli është i gatshëm të rivalizojë Chelsean për shërbimet e sulmuesit të Leipzigut, Timo Werner, raporton Mirror.

Raporothet se Chelsea tashmë ka nisur bisedimet për transferimin e Wernerit, megjithatë Liverpooli po planifikon të bëjë ofertë për ta transferuar në afatin kalimtar të janarit, transmeton Koha.net.

Werner është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme, derisa ka shënuar 20 gola në 18 paraqitje këtë edicion në Bundesligë.

23 vjeçari raportohet se kushton rreth 70 milionë euro.