Sport

Debutim ëndrrash për Haalandin, tre gola për 20 minuta

Descriptive Text

Erling Braut Haaland ka pasur një debutim ëndrrash te Dortmundi, në sfidën e sotme ndaj Augsburgut.

Atij iu deshën vetëm tre minuta për të shënuar golin e tij të parë, e vetëm 20 minuta për të realizuar “hat-trick” në Bundesligë, transmeton Koha.net.

Me golat e tij Dortmundi arriti të përmbysë rezultatin ndaj Augsburgut, dhe tani po udhëheq me rezultat prej 5 me 3 në udhëtim.