Sport

Komuna japoneze e nderon me muze Ekipin Olimpik të Kosovës, në fokus xhudo

Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se komuna e Sanjos në Japoni do të nderojë Ekipin Olimpik të Kosovës me një muze, me vëmendjen kryesore që e merr ekipi i xhudos i udhëhequr nga kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi.

“Komuna e Sanjos së Japonisë, e cila do të mirëpres Ekipin Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ka përgatitur një muze të vogël për Ekipin Olimpik të Kosovës. Në qendër të vëmendjes janë kampionët e xhudos, përkatësisht kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi”, thuhet në postimin e KOK-ut.

"Krenar që kemi miq kaq të fortë në Sanjo. Faleminderit kryetar i Komunës @kunisadaisato", ka shkruar ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu.

Secili Ekip Olimpik do të vendoset nëpër qytete të ndryshme të Japonisë, 10 ditë para hapjes së Lojërave Olimpike Tokio 2020, me qëllim të adaptimit me klimën dhe ushqimin japonez.

Ekipi i Kosovës do të vendoset në Sanjo.

{gallery}