Sport

Leutrim Kadriu rikthehet te Llapi

KF Llapi ka rikthyer në radhët e saj mbrojtësin e qendrës, Leutrim Kadriun, i cili në 6 mujorin e fundit ishte pjesë e Lirisë, ka konfirmuar klubi llapjan përmes faqes së saj në Facebook.

Tutje thuhet se Kadriu është pajtuar të jetë pjesë e klubit me kontratë 1 vjeçare e gjysmë, transmeton Koha.net.

Leutrim Kadriu, 25 vjeçar, i lindur në Podujevë, ka qenë pjesë e klubit në edicionin 2016/17 dhe 2017/18.

Pas aventurave te Vushtrria, me të cilët u inkuadrua në Superligë, dhe te Liria për gjashtë muaj rikthehet në vendlindje dhe bashkërisht me futbollistët tjerë të skuadrës premton se do ta japë më të mirën drejt realizimit të objektivave të klubit.