Sport

Interi paguan 18 milionë euro për Eriksenin

Raportohet se Interit i kanë mbetur vetëm formalitetet për të finalizuar kontratën me Christian Eriksenin, raportojnë mediat italiane.

Sipas La Gazzetta dello Sport klubi italian ka siguruar shërbimet e danezit, duke i paguar Tottenhamit 18 milionë euro për shërbimet e tij, transmeton Koha.net.

Erikseni pritet të nënshkruajë me Interin kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Kujtojmë se Erikseni ka kontratë me Tottenhamin vetëm deri në fund të këtij sezoni.