Sport

Van de Beek te Real Madridi

Mesfushori holandez Donny van de Beek do t’i bashkohet Real Madridit në verën e këtij viti, shkroi “De Telegraaf” të mërkurën.

Kryeredaktori i sportit në gazetën holandeze, Valentin Driessen, ka konfirmuar transferimin.

“Mund të shkruani se transferimi i Van de Beek te Real Madridit është i përfunduar. Manchester Unietdi nuk ka pse të thërrasë më”, ka thënë Driessen.

Është raportuar se Ajaxi është pajtuar të shesë Van de Beekun te Real Madridi për 55 milionë euro.

Mirëpo, mesfushori pritet të qëndrojë te klubi kampion i Holandës deri në fund të stinorit. Van de Beek 22-vjeçar këtë stinor ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar tetë të tjerë në 26 ndeshje në të gjitha garat.

Ai me Holandën ka nëntë ndeshje të zhvilluara.