Sport

Berisha drejt Fenerbahçes

Sulmuesi Mërgim Berisha pritet që karrierën ta vazhdojë në Turqi, te Fenerbahçe. E përditshmja turke “Sabah” ka njoftuar të mërkurën se Berisha ka pranuar ofertën e Fenerbahçes dhe ekipi elitar i Turqisë tashmë është në negociata me Red Bull Salzburgun.

Gjithashtu, mësohet se agjenti i Berishës është në Turqi për të vazhduar bisedimet me Fenerbahçen, skuadër që e sheh Berishën si përforcim të duhur për repartin e sulmit, shkruan Koha Ditore. Fenerbahçe po kërkon huazimin e Berishës deri në fund të këtij edicioni, me detyrim të blerjes së kontratës në verë.

Berisha këtë edicion e nisi tek Altachu si huazim për t’u kthyer te Red Bull Salzburgu, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2022. Ai deri më tash ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 20 paraqitje. 21-vjeçari ka bërë karrierë edhe te Lieferingu, LASK-u e Magdenburgu.