Sport

PSG-ja rivalizon Interin për Eriksenin

Raportohet se Paris Saint-Germaini është i gatshëm të rivalizojë Interin për shërbimet e yllit të Tottenhamit, Christian Eriksen.

Mirror raporton se PSG-ja është e gatshëm të paguajë shifrën prej 20 milionë eurove për mesfushorin danez, shifër të cilën e kërkon Tottenhami, transmeton Koha.net.

Megjithatë, raportohet se Interi momentalisht është favorit për shërbimet e Eriksenit, pasi tashmë ka bërë një ofertë zyrtare.

Erikseni nuk kishte vazhduar kontratën me Tottenhamin dhe nëse nuk largohet në afatin kalimtar të janarit atëherë do të largohej nga klubi londinez me parametra zero.