Sport

Borini zyrtarizohet te Verona

Descriptive Text

Fabio Borini është sulmues i ri i Veronës. Ai u prezantua te kjo skuadër të martën.

Borini te Verona është transferuar nga Milani, ku këtë edicion ka regjistruar vetëm dy paraqitje në të gjitha garat. Ai i është bashkuar Veronës si futbollist i lirë, pasi ka shkëputur kontratën me Milanin që i skadonte në fund të këtij edicioni.

“Jam shumë i lumtur që këtë edicion do ta vazhdoj te Verona dhe shpresoj ta ndihmoj për të arritur synimet”, ka thënë Borini. 28-vjeçari me Veronën ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi edhe për dy vjet të tjerë.

Borini ka qenë pjesë e Milanit prej vitit 2017, kurse karrierë ka bërë edhe te Sunderlandi, Liverpooli, Roma, Parma, Chelsea dhe Swansea.