Sport

Gabigol e Leao në plane të Barcelonës

Foto: Daily Mail

Sulmuesi brazilian i Interit, Gabriel Barbosa “Gabigol” dhe ai portugez i Milanit, Rafael Leao janë duke u konsideruar si opsione nga Barcelona për të zëvendësuar uruguaianin Luis Suarez, bën të ditur “Mundo Deportivo” të hënën.

Suarez është operuar javën e kaluar në gjurin e tij dhe do të mungoj së paku katër muaj. Ousmane Dembele po ashtu është në listën e të lënduarve, kështu që Barcelona ka nisur kërkimet për një sulmues.

Portugesi Leao vlerësohet si kandidat, ndërsa po ashtu edhe Gabigol, që është në kontratë me Interin, por është i huazuar te Flamengo në Brazil, transmeton Koha Ditore. Derisa Leao do të jetë opsion më i vështirë, Gabigol mund të jetë më i kapshëm për Barcelonën.

Interi mendon të shes sulmuesin brazilian dhe Barcelona mund të fusë mesfushorin e vet Arturo Vidal në marrëveshje shkëmbimi.

Gabigol ka shënuar 34 gola në 43 ndeshje për Flamengon, ndërsa pati edhe 11 asistime. Ai po kërkohet edhe nga Crystal Palace, West Ham United e Tottenham.

Kandidatë tjerë për të forcuar sulmin e Barcelonës janë Carlos Vela i LA Galaxys, Donyel Malen i PSV-së dhe Victor Osimhen i Lilles.