Sport

Peja vazhdon me përforcimet, nënshkruan me qendrën amerikane Jackson

Descriptive Text

Pas disa transferimeve, KB Peja ka prezantuar edhe nënshkrimin më të ri të klubit. Bëhet fjalë për qendrën amerikane Rick Jackson.

Peja ka bërë të ditur se basketbollisti është i gjatë 206centimetra, ndërsa njihet për kërcimet, bllokadat dhe mbrojtjen.

Në vitin 2013 arriti në gjysmëfinale të NBA D League, ka shkruar më tej klubi pejan, që ka shtuar se më 2016, Jackson ishte gjysmëfinalist në France Pro-B.

Ka luajtur edhe në Izrael, Republikë Domenikane, Argjentinë, Uruguai e Kili.