Sport

Dhjetë sportistët e rinj që pritet të shpërthejnë në vitin 2020

Descriptive Text

Lojërat Olimpike në Tokio dhe Kampionati Evropian në futboll do të jenë ngjarjet kryesore sportive këtë vit.

Freski këtë vit në hartën sportive do të sjellin yjet e rinj që pritet të shpërthejnë në skenën e madhe, shkruan Koha Ditore.

Më poshtë janë dhjetë sportistët e rinj që pritet të shpërthejnë në vitin 2020.

Sky Brown (skateboarding)

Sky Brown është 11-vjeçare dhe do të bëhet britanikja më e re që kualifikohet në Lojërat Olimpike Verore, nëse arrin të nxjerrë biletën për në “Tokio 2020”. Dhe duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Skateboardit në Brazil në shtator të vitit të kaluar, ajo gati e ka të garantuar kualifikimin.

Lojërat Olimpike në Tokio do të jenë të parat që do të organizojnë ngjarje të skateboardingut dhe pak garues do të jenë më në qendër të vëmendjes, sesa Brown. Në kohën kur do të hapen Lojërat Olimpike në Tokio, ajo do të jetë 12 vjet e 12 ditë, një vit e dy ditë më të re sesa rekordmenen britanike Margery Hinton, që kishte garuar si notare për Britaninë e Madhe në vitin 1982.

Derisa ka shumë të rinj dhe të reja që po shkëlqejnë në botën e skateboardit, Brown padyshim udhëheq këtë grup... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)