Sport

Wolverhamptoni kërkon Lemarin

Descriptive Text

Wolverhamptoni po insiston për transferimin e futbollistit ofensiv të Atletico Madridit, Thomas Lemar, bën të ditur “Mundo Deportivo” të dielën.

Reprezentuesi i Francës më herët është kërkuar nga Arsenali, Tottenhami e Lyoni, mirëpo marrëdhënia që Wolverhamptoni ka me agjentin e tij, Jorge Mendes, e vendos në pozitë të mirë për t’i siguruar shërbimet e tij.

Mirëpo, Atletico Madridi kërkon shumë të madhe për të liruar 24-vjeçarin. Lemar i ishte bashkuar skuadrës spanjolle nga Monaco në verën e vitit 2018 për 70 milionë euro, transmeton Koha Ditore. Mirëpo, ai nuk ka arritur të arsyetojë shumën e paguar për të.

Kontrata e tij me Atleticon skadon në verën e vitit 2023. Me Francën, Lemar i ka 22 ndeshje dhe ka shënuar katër gola.