Sport

Interi ndan pikët me Atalantan

Descriptive Text

Interi nuk ka arritur të sigurojë pikët e plota në shtëpi ndaj Atalantas.

Vendasit e nisën për mrekulli takimin duke kaluar në epërsi në minutën e katërt të ndeshjes përmes Martinezit, i cili shënoi pas asistimit nga Lukaku, transmeton Koha.net.

Atalanta barazoi shifrat përmes Gosensit, i cili shënoi në minutën e 75.

Mysafirët patën rast ideal për të marrë pikët e plota në San Siro, por nga penaltia i pasaktë u tregua Murieli.

Inter është lider me 46 pikë, derisa Atalanta në vendin e pestë ka 35 pikë.