Sport

Presidenti i Fiorentinës: Chiesa mund të largohet

Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso ka konfirmuar se ylli i skuadrës së tij, Federico Chiesa mund të largohet nëse e dëshiron një gjë të tillë.

Ylli italian është lidhur me një largim nga Artmeio Franchi pas formës së mirë që ka treguar me “Violan”, transmeton Koha.net.

Për 22 vjeçarin kanë shprehur interesim shumë skuadra të mëdha, brenda e jashtë Italisë.

“Tashmë kam biseduar me babanë e tij Endricon. Në Firencë kam ardhur shtatë herë që kur e kam blerë Fiorentinën dhe shumë shpesh jemi takuar. Kam biseduar me Enricon dhe Federicon dhe nëse ai dëshiron të largohet mund ta bëjë, por vetëm nëse ka një ofertë të favorshme për Fiorentinën”, është shprehur Commiso për Lady Radio.

Tutje ai ka shtuar se do të donte të kishte liderë në skuadër, siç ishin disa prej legjendave të futbollit italian.

“Do të doja të kisha lojtarë që do të mund të bëheshin liderë si Gaetano Scirea, Franco Baresi, Paolo Maldini, Fulvio Collovati, Francesco Totti apo Giancarlo Antognini”, ka deklaruar presidenti i Fiorentinës.