Sport

Skitarët kosovarë vendosen në Fshatin Olimpik “Lozana 2020”

Descriptive Text

Nëpërmjet një komunikate, Ekipi Olimpik i Kosovës, ka bërë të ditur se është akomoduar në Fshatin Olimpik të Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”, në të cilat Kosova do të marrë pjesë për herë të parë.

Në këto gara, Kosovën do ta përfaqësojnë skitarët Drin Kokaj e Era Shala, të cilët do të garojnë në disiplinat e skijimit alpin: sllallom dhe sllallom të madh.

Të dy garuesit kanë zhvilluar sot stërvitjen e parë në Qendrën Skitare “Les Diablerets”, nën urdhërat e trajnerëve të Kombëtares së Kosovës: Feim Kollçaku e Bujar Turjaka.

Garuesit kosovar nisin garat më 12 janar me disiplinën e sllallomit për femra, ndërsa disiplinat tjera zhvillohen të hënën (13 janar) dhe të martën (14 janar).

LOD për të Rinj “Lozana 2020” do të vazhdojnë deri më 22 janar.