Sport

Allegri synon postin e trajnerit tek Unitedi

Foto: Reuters

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, raportohet se ia ka vënë syrin postit të trajnerit te Manchester Unitedi.

Pas pesë sezonesh me tituj kampioni në Itali, ish-trajneri i Milanit u zëvendësua nga Maurizio Sarri, dhe, sipas “DailyMailit”, po synon punë të re jashtë vendit.

Gazeta shkruan se ai është i gatshëm të rikthehet menjëherë për të marrë postin e trajnerit tek Unitedi, pas rritjes së presionit ndaj trajnerit aktual të “Djajve të Kuq” Ole Gunnar Solskjaer, transmeton Koha.net.

Unitedi është në formë të dobët në Premier Ligë dhe aktualisht është i pesti në tabelë me pesë pikë prapa Chelseat që zë vendin e katërt apo të fundit që mund të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Me vetëm dy fitore në gjashtë ndeshjet e fundit, Solksjaeri është në rrezik për të mbajtur vendin e tij të punës nëse nuk përmirëson shpejt rezultatet.

Allegri ka fituar gjashtë herë titullin e Serisë A, një me Milanin e pesë me Juven.