Sport

Liverpooli me ofertë për portierin Cakir

Skuadra e Liverpoolit ka bërë ofertë zyrtare për portierin Ugurcan Cakir, i cili është pjesë e Trabzonsporit.

Mediumet angleze kanë raportuar të martën se Liverpoli për transferimin e Cakirit gjatë këtij muaji, ka ofruar dhjetë milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Te Liverpooli e shohin portierin 23-vjeçar, si rezervist të denjë për brazilianin Alisson. Cakir është produkt i akademisë së Trabzonsporit dhe me ekipin e parë ka debutuar në edicionin 2016/17.

Këtë edicion, ai ka 24 paraqitje në të gjitha garat kurse me Trabzonsporin ka kontratë deri në vitin 2024. Vitin e shkuar, Cakir ka debutuar te Turqia dhe deri më tani ka dy paraqitje.