Sport

Newcastle United interesohet për Calhanoglun

Skuadra nga Premier League, Newcastle United, ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të Milanit, turkut Hakan Calhanoglu. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja “Daily Mail”.

Mësohet se skautët e Newcastlet kanë përcjellë nga afër Calhanoglun këtë edicion dhe janë të gatshëm që për transferimin e tij të paguajnë dëmshpërblim deri në 25 milionë euro, transmeton Koha Ditore.

Ekipi anglez po insiston që mesfushorin 25-vjeçar ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit dhe tashmë ka nisur negociatat me Milanin.

Calhanoglu ka kontratë me Milanin deri në vitin 2021, kurse këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asistim në 17 ndeshje kampionale. Ai te Milani është transferuar në vitin 2017 nga Bayer Leverkuseni për 23 milionë euro.