Sport

Reali në garë për Wernerin

Pas Chelseat edhe skuadra e Real Madridit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit gjerman Timo Werner.

Gazeta spanjolle “Marca” ka raportuar të hënën, se Reali po synon transferimin e Wernerit në fund të këtij edicioni, duke ofruar dëmshpërblim deri në 80 milionë euro për kartonin e tij.

Werner është njëri prej lojtarëve më të dalluar në Bundesligë, pasi këtë edicion ka shënuar 23 gola dhe ka bërë dhjetë asistime në 23 ndeshje për RB Leipzigun në të gjitha garat.

23-vjeçari, ka kontratë me RB Leipzigun deri në verën e vitit 2023.

Ai te kjo skuadër është transferuar nga Stuttgarti në vitin 2016 për 14 milionë euro kurse ka edhe 11 gola në 29 ndeshje për Gjermaninë.