Sport

Juventusi insiston për Icardin

Te Juventusi po shpresojnë që në fund të këtij edicioni të sigurojnë shërbimet e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi, përcjellë sajti italian “Calciomercato” të hënën.

Icardi këtë edicion është i huazuar te Paris Saint-Germaini nga Interi kurse te skuadra e Juventusit shihet si përforcim i madh për edicionin 2020/21.

Për kartonin e Icardit, Juventusi është i gatshëm t’i paguajë Interit dëmshpërblim mbi 70 milionë euro.

Icardi nuk bën pjesë në planet e Interit, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2022 dhe në fund të këtij edicioni pritet të largohet përfundimisht nga ekipi.

26-vjeçari, gjatë këtij edicioni ka shënuar 14 gola në 18 ndeshje për ekipin francez, i cili ka të drejtën e blerjes së tij në verën e këtij viti.