Sport

Kosova në hendboll përgatitet për fazën e parë kualifikuese të Botërorit 2021

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll do t’i luajë dy ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Botërorit 2021.

Të besuarit e Taip Ramadanit do të testohen kundër Kuvajtit në dy ndeshje miqësore, që do të luhen në palestrën “Mizahir Isma”, palestër kjo që i plotëson të gjitha kushtet, transmeton KTV.

Takimi i parë miqësore i Kosovës me Kuvajtin do të zhvillohet të dielën në orën 19:00, ndërsa i dyti, të hënën me fillim nga ora 17:00.

“Dardanët” janë duke u përgatitur që nga e premtja e kaluar për fazën e parë kualifikuese të Botërorit të vitit të ardhshëm.

Nga 10 deri më 12 janar në Benevento të Italisë, Kosova do të luajë me Italinë, Rumaninë dhe Gjeorgjinë.

Image