Sport

West Ham United synon mesfushorin e Benficas

West Ham United janë duke folur me Benfican për mesfushorin e tyre Gedson Fernandes.

Diskutimet janë për një marrëveshje 18 mujore me një opsion për blerjen e tij, raporton Sky News.

Fernandes dëshiron të kaloj në Premier Ligë e lokacioni i preferuar i tij është stadiumi i Londrës, transmeton Koha.net.

Përfaqësuesit e Gedsonit kanë folur me disa klube të Premier Ligës, përfshirë Manchester Unitedin.