Sport

Shpresat e Kenisë në atletikë jetojnë për vrapim

Shkolla e lartë St. Patrick në Iten, në perëndim të Kenisë, është shtëpi e 1.210 djemve tinejxherë. Shkolla me lokacion rreth 350 kilometra në veriperëndim të kryeqendrës së Kenisë, Nairobi, ka reputacion për sukses akademik, për arritje sportive dhe për disiplinën e nxënësve.

Çdo ditë, kur djemtë shkojnë nga bujtina për në klasa shkollore, kalojnë nëpër pemët që janë mbjellë nga ish-nxënësit që kanë fituar medalje olimpike, tituj të botës apo kanë vendosur rekorde të botës. Të gjitha nga vrapimet garuese. Nxënësit kryesisht pranohen në bazë të rezultateve akademike në shkollë, por Cornelius Kemboi është një nga dy nxënësit që është pranuar në shkollë për shkak të talentit në vrapim që ka, shkruan sot Koha Ditore.

“Synimi im gjithmonë ka qenë që të pranohem në këtë shkollë”, thotë ai.

Kemboi është 19-vjeçar. Vrapimi ka qenë pjesë e jetës së tij për një kohë të gjatë. Në moshën 10-vjeçare ai nuk pëlqente ushqimin që i shërbehej në kuzhinë të shkollës kështu që vraponte dy kilometra për në shtëpi për të shijuar ushqimin e përgatitur nga nëna e tij. I duheshin këmbëve të tij të shkurtra rreth 10 minuta në secilën anë të rrugës.

“Kur po luanim në shkollë ‘kapëm nëse mundesh’ – unë isha më i shpejti”, thotë ai duke qeshur.

Deri në moshën 15-vjeçare Kemboi vraponte vetëm për argëtim dhe pa ndonjë strukturë apo stërvitje. Më pas ai u zbulua nga një program i talenteve dhe nisi të vraponte në mënyrë garuese...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)