Sport

Nottinghami konfirmon kthimin e portierit Muriq te City

Foto: Getty Images

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq, gjatë këtij muaji do të kthehet te Manchester City, pasi Nottingham Foresti ka vendosur ta ndërpresë para kohës huazimin e tij.

Mediumet angleze kanë raportuar të enjten, se Notthinghami ka njoftuar Cityn për kthimin e Muriqit, pasi portieri nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

Muriq ishte huazuar tek ekipi i Championshipit për këtë edicion, në mënyrë që të fitojë përvojë, por minutazha e tij në pjesën e parë të edicionit ishte e limituar, shkruan Koha Ditore..

Muriq, te Nottinghami ka vetëm pesë paraqitje, kurse me Cityn ka kontratë deri në vitin 2024.

“Po, sipas të gjitha gjasave Aro do të kthehet te Manchester City”, ka thënë trajneri i Nottinghamit, Sabri Lamouchi. Muriq në nëntor të vitit 2018 debutoi me Kosovën dhe deri më tash ka tetë paraqitje për “dardanët”.