Sport

Ibra kompleton transferimin te Milani, merr numrin 21

Descriptive Text

Zlatan Ibrahimoviq ka kompletuar transferimin e tij te Milani.

Ai ka nënshkruar kontratë për të qëndruar te ky klub për gjashtë muaj, me opsionin për të shtuar edhe një sezon.

38-vjeçari i bashkohet Milanit nga LA Galaxy dhe te skuadra e re do të marrë numrin 21.

Kontrata e tij do të zgjatet automatikisht nëse arrihen disa kushte të marrëveshjes.

Ibrahimoviq ishte larguar nga Milani para nëntë vjetësh për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit.