Sport

Interi rivalizon Barçën për Aubameyangun

Interi i është futur garës për yllin e Arsenalit, Pierre Emerick-Aubameyang.

Për 30 vjeçarin interesim ka shprehur edhe Barcelona, transmeton Koha.net.

30 vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri më 2021, derisa pritet që “Topçinjtë” ta shesin në mënyrë që të mos e humbasin me parametra zero.

Sipas Mirror për shërbimet e tij në garë direkte janë Barcelona e Interi.