Sport

Raiola akuzon Unitedin se “po e shkatërron” Pogban

Mino Raiola ka akuzuar Manchester Unitedin për “shkatërrimin” e Paul Pogbas.

Agjenti i njohur në futboll në një intervistë për “La Repubblica”, ka thënë se nuk dëshiron që ta sjellë asnjë futbollist tek Unitedi tash për tash. Sipas tij, Unitedi do të shkatërronte edhe më të mirët e të gjitha kohërave.

“Nuk do ta sillja askënd aty tani. Ata do ta shkatërronin edhe Maradonan, Pelen e Maldinin. Paulit i duhet një ekip dhe klub sikur Juventusi ku ka luajtur”, ka deklaruar agjenti i famshëm.

Në sezonin aktual, Pogba ka vetëm shtatë paraqitje për “Djajtë e Kuq” në Premier Ligë për shkak të lëndimeve.