Sport

Arteta frikësohet se mund ta humb Aubameyangun

Descriptive Text

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta po frikësohet se mund ta humb Pierr Emerick Aubameyangun në fund të sezonit.

Rezultatet negative të skuadrës anglez në këtë sezon, kanë bërë që sulmuesi nga Gaboni të mendojë largimin nga “Emirates”.

30 vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2021 dhe i është besuar edhe shiriti i kapitenit, por nëse skuadra nga Londra mbetet jashtë garave evropiane, ai mund të largohet, transmeton KTV.

Për Aumabeyangun, interesim të madh kanë shfaqur disa klube, në mesin e tyre edhe Real Madridi.

Aktualisht, Aubameyangu është shënuesi i dytë më i mirë në Premier League me 13 gola.