Sport

Kloppi kërkon që të mos largohet Lallana

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, dëshiron që mesfushori, Adam Lallana të vazhdojë kontratën.

Kontrata aktuale, Lallanës i skadon në verën e vitit 2020 dhe për këtë arsye, Klopp insiston se futbollisti nuk duhet të largohet.

Janari është muaji kur anglezi mund të nënshkruajë qëndrimin në “Anfield” edhe për disa vjet, transmeton KTV.

Në rast se 31 vjeçari nuk vendos që të vazhdojë kontratën, në verë mund të largohet si lojtar i lirë.

Mungesa e minutave për Lallanën, mund të jetë faktori që mund ta shtyjë largimin e tij nga Liverpooli.

Këtë sezon, është paraqitur në vetëm 14 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar 1 gola dhe 2 asistime.