Sport

Gazetari turk thotë se Tottenhami ka bërë ofertë zyrtare për Muriqin

Foto: Driton Paçarada / KD

Skuadra angleze, Tottenham Hotspur, ka qenë e lidhur me sulmuesin shtatlartë të Fenerbahçes, Vedat Muriqi.

E gazetari turk i futbollit, Ferudun Nigdelioglu, shkroi dje në Twitter duke thënë se Tottenhami, bashkë me skuadrën tjetër nga Premier Liga, Burnley, kanë dorëzuar ofertat e tyre zyrtare në Fenerbahçe, raporton Spurs-web.com.

Tottenhami ka qenë pa një zëvendësues të Harry Kanet pas largimit të Fernando Llorentes dhe Vincent Janssenit gjatë verës, transmeton Koha.net.

Nigdelioglu thotë se Fenerbahçe do të tentojë ta bllokojë shitjen e përfaqësuesit 25 vjeçar të Kosovë në afatin kalimtar të janarit në mënyrë që t’i ndihmojë ata për të garuar për titullin e ligës turke.

Muriqi ka shënuar 11 gola në 17 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe ka ndihmuar Fenerbahçen të mbajë pozitën e katërt në tabelë, që aktualisht janë gjashtë pikë prapa liderit Sivasspor.