Sport

Abrahami kërkon rritje të pagës

Descriptive Text

Forma fantastike e Tammy Abrahamit te Chelsea, ka bërë që klubi anglez t’i ofrojë kontratë të re sulmuesit 22 vjeçar.

Megjithatë, sipas medieve në Angli, bisedimet kanë ngecur, pasi anglezi kërkon pagë javore, rreth 140 mijë euro, transmeton KTV.

Abrahami dëshiron të jetë i barabartë me shokun e skuadrës, Hudson Odoin, i cili po ashtu ka nënshkruar kontratë të re.

Abrahami, që ka shënuar 13 gola në Premier League, të fundit ndaj Arsenalit ku ia siguroi fitoren, ka kontratë me Chelsean edhe për dy vjet e gjysmë.