Sport

Chelsea fiton derbin e Londrës, mposht Arsenalin me përmbysje në Emirates

Chelsea ka fituar derbin e Londrës ndaj Arsenalit në xhiron e 20-të të Premier Ligës.

“Blutë” fituan me përmbysje 2 me 1, me dy gola të realizuar në fund të ndeshjes.

Pierre-Emerick Aubameyang i dha epërsinë Arsenalit në minutën e 13-të, ndërsa Chelsea u rikthye me Jorginhon e Tammy Abrahamin në minutat 83 dhe 87.

Në tabelë, Chelsea është i katërti me 35 pikë, ndërsa Arsenali i 12-ti me 24 pikë.

Image