Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong ka deklaruar se Premier Liga ka një nivel më të lartë se La Liga.
Holandezi ishte bashkuar me Barcelonën në verë dhe është bërë njëri nga lojtarët kyç tek ekipi i Ernesto Valverdes, duke u adaptuar shpejt me stilin e lojës, transmeton Koha.net.
“Mendoja se La Liga është liga më e fortë në botë. Mund të shihnit dominimin e tyre në Evropë. Por, në vitet e fundit Premier Liga është bërë më e fuqishme. Kur bëhet fjalë për aftësi të pastra La Liga është më e mirë, por për shkak të intensitetit të madh, konkurrenca në futbollin anglez është nivel pak më i lartë”, ka thënë De Jong.