Sport

Juventusi, pas Ter Stegenit

Marc-Andre ter Stegen mund të largohet nga Barcelona.

Për portierin gjerman, së fundmi, interesim ka shprehur Juventusi, transmeton KTV. 

Sipas “Mundo Deportivos”, klubi italian shumë shpejt pritet ta kontaktojë menaxherin e lojtarit.

Ter Stegen ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2022, por nuk ka nisur bisedimet për vazhdimin e saj.

Për portierin gjerman, interesim të vazhdueshëm ka shprehur edhe Paris Saint-Germain.