Sport

Kane e shpëton Tottenhamin nga humbja

Descriptive Text

Tottenhami e ka parë veten dy herë në disavantazh në sfidën e sotme ndaj Norwichit në udhëtim, megjithatë, ka arritur të marrë një pikë.

Vrançiq ishte ai që i dha epërsinë ekipit vendas në minutën e 18, transmeton Koha.net.

Ne pjesën e dytë shifrat i barazoi Erikseni në minutën e 55.

Por, vendasit kaluan sërish në epërsi kur Aurier shënoi autogol në minutën e 61.

Kurse një pikë Tottenhamit ia siguroi sulmuesi Harry Kane duke shënuar nga penaltia në minutën e 83 të ndeshjes.

Në vendin e pestë Tottenhami ka grumbulluar 30 pikë pas 20 xhirove. Kurse Norwichi në vendin e fundit ka 13 pikë.