Sport

Reali nuk gabon, fiton titullin e kampionit

Reali nuk ka gabuar në xhiron e fundit të La Ligës dhe ka fituar titullin e kampionit në Spanjë.

Në xhiron e fundit të sezonit, “Mbretërit” fituan 0 me 2 ndaj Malgas, me golat e Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzemas.

Edhe Barcelona që shpresonte në një gabim të Realit, fitoi ndaj Eibarit.

Kjo fitore erdhi si përmbysje e rezultatit. Eibar ishte në epërsi prej 0 me 2 deri në minutën e 63-të, kur Barça arriti golin e parë. Junca shënoi autogol për të ngushtuar rezultatin në 1 me 2, ndërsa më pas shënuan edhe Luis Suarez e Leo Messi dy herë për fitoren 4 me 2.

Real Madridi mbyll sezonin me 93 pikë, tri më shumë se Barcelona.